JOQ Albania
Home

Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore, e vështirë për t’u besuar se ku ka vendosur ta lind foshnjën e saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Meghan Markle, bashkëshortja e princ Harryt i ka çuditur të gjithë me vendimin që ka marrë së fundmi. E themi këtë, pasi ajo ka vendosur ta lind foshnjën e saj në shtëpi në një vaskë me ujë.

Madje për këtë ajo ka nisur të praktikojë Yoga-n. Mesa duket edhe këtë herë Meghan nuk ka dashur t’ia dijë për traditën mbretërore dhe rregullat e tyre.

Sipas traditës së familjes mbertërore lindja duhet të bëhet në spitalin mbretëror me dy nga mjekët më të mirë në botë.

Por ajo është e fiksuar të bëjë sipas mendjes së saj, madje ka kërkuar që një gjinekologe të jetë asistentja e saj në lindje.

Po ashtu mësohet se 37 -vjeçarja nuk ka përjashtuar se mund të shkojë në spital nëse nuk do të ndihet mirë.