JOQ Albania
Home

‘’Pushtoi qiellin’’/ Pamjet e avionit më të madh në botë teksa fluturon thyejnë rrjetin
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avioni më i madh në botë ka fluturuar mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së sotme. Fotot e tij teksa ‘’pushton qiellin’’ kanë thyer rrjetin gjatë ditës së sotme.

Mësohet se avioni gjigant u nis nga porti hapësinor dhe ajror Mojave në Kaliforni. Avioni më i madh në botë është pagëzuar me emrin “Rock”.

Ai është pothuajse po aq i madh sa stacioni hapësinor ndërkombëtar

E ditur gjithashtu bëhet se ky avion u nis në fluturim në orën 06:58 dhe fluturoi për dy orë e gjysmë, duke arritur lartësinë e 5180 metrave dhe një shpejtësi maksimale prej 304 km/h.

Avioni në fjalë është ndërtuar nga kompania amerikane “Strato Launch” dhe madje është projektuar edhe për të lëshuar raketa në ajër.