JOQ Albania
Home

“Duket në gjendje jo të mirë, rrotat i kanë ikur fare”, makina përfundon jashtë rrugës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/04/2019 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, ku një makinë ka dalë nga rruga. Nuk dihet numri i të plagosurve, por mendohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq dhe shpejtësia e lartë.

Nga pamjet që një qytetar i ka dërguar redaksisë JOQ Albania, duket edhe makina e policisë e cila ka ndaluar në krah të mjetit i cili është aksidentuar.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Një aksident i rëndë ka ndodhur këtu në aksin Berat-Ura Vajgurore. Nuk e dimë nëse ka të vdekur, por makina duket vërtet në gjendje të keqe. Edhe rrotat i kanë dalë fare."