JOQ Albania
Home

Basha u tall me protestuesit, i çoi te Parlamenti që të përplaseshin me gaz helmues”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/04/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati Altin Goxhaj, ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita. Sipas Goxhajt organizimi i protestës nga Lulzim Basha është i pakuptueshëm.

Goxhaj deklaroi nga “Fax News”, se zhvendosja e protestueve nga Kryeministria tek Parlamenti ishte një lëvizje e gabuar dhe se me këtë veprim Basha është tallur me protestuesit.

Avokati gjithashtu është shprehur se nuk e kupton edhe arsyen se përse protesta u mbajt në orën 18:00.

Ai shprehet:

As me ashtu as me kështu. Ky është organizimi i protestës nga Lulzim Basha. Revolta e protestuesve është revolta e shqiptarëve të pakënaqur nga qeverisja e Ramës. Tani unë nuk e kuptoj pse duhet të tallesh me protestuesit duke i zhvendosur nga Kryeministria tek Parlamenti. Në moment kulminant ku revolta mund të bëhej e pakontrolluar ai i merr protestuesit i çon të përplasen tek Parlamenti me gaz helmues."