JOQ Albania
Home

‘’Për tre sekonda’’/ Roza tregon si reagoi nëna e saj, Rita Lati kur i tregoi se kishte humbur virgjërinë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rita Lati njihet si një nga aktoret më të suksesshme në vendin tonë. Së fundmi gjatë një interviste në emisionin ‘’Xing me Ermalin’’, ku ishte e ftuar bashkë me të bijën Roza Latin ajo ka treguar mjaft gjëra si kishte thënë më parë.

Aktorja foli për babanë e Rozës. Por edhe vajza e saj prezantuesja Roza Lati ka treguar se me nënën e saj ka një marrëdhënie sikur ta ketë shoqe.

Ato kanë treguar një episod nga e kaluara, ku Roza i kishte treguar nënës së saj Ritës se kishte hubur virgjërinë.

Roza ka thënë:

Rita Lati bëri  tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë, ulëriti, emocioni i dytë, u mërzit, emocioni i tretë, u mallëngjye. Goca ime është bërë vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë.”

Kurse Rita Lati për babanë e Rozës tha:

Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait. Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babanë, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babanë, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë. Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua.’’