JOQ Albania
Home

Vuri gjobë për protestuesin që urinoi muret e Kryeministrisë, gazetari degjeneron Veliajn me një foto të vetme
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me njoftimin që dha Bashkia e Tiranës për të gjobitur Partinë Demokratike sepse një protestues urinoi në muret e godinës së Kryeministrisë.

Në postimin e tij gazetari shkruan me ironi se Bashkia e Tiranës që është nën drejtimin e Erion Veliajt ka hapur garën për trajnimin e qytetarëve për urinim.

Po ashtu gazetari shkruan me ironi se trajnimi në fjalë do të zhvillohet nën moton “ Ata shurro e ne trajno’’.

Gjithashtu gazetari ka vazhduar me ironi duke shkruar se në këtë trajnim  më shumë prioritet do të kenë organizata ‘’Mjaft’’ dhe ‘’G99’’.

Po ashtu krahas këtij postimi ai ka publikuar edhe një foto, ku shfaqen persona duke urinuar.

Postimi i plotë:

Njoftim. Me fondet IPA dhe Ambasadës Italiane, Bashkia e Tiranës ka hapur garën për trajnimin e qytetarëve për Urinim.  Trajnimi do të zhvillohet në moton: "Ata shurro  e Ne trajno!" Janë të ftuar në garë të gjitha OJQ-të. Trajnimi zhvillohet edhe on line. Prioritet kanë organizatat Mjaft dhe G99 Drejtoria Prokurimeve. Lol’’