JOQ Albania
Home

‘’Është e mirë organizuar’’/ Qytetari tregon skemën e pistë se si po përdoren autoambulancat për të ngjallur terror dhe panik gjatë protestave
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania për të treguar sipas tij një fenomen të dënueshëm që po ndodh në çdo protestë gjatë këtyre dy muajve të fundit.

Qytetari shkruan se autoambulancat e shtetit që kanë kushtuar sa qimet e kokës së popullit përdoren si mjet për të ngjallur terror dhe panik.

Po ashtu ai tregon se gjatë ditës së djeshme një autoambulancë ka përplasur një qytetar dhe ka ikur me shpejtësi, njëri prej qytetarëve ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Më tej ai shkruan për JOQ Albania se këto autoambulanca janë të pajisura me infermier me diploma të blera, me mjek që në shumicën e rasteve janë të papërgatitur dhe se ata hyjnë mes njerëzve për të ngjallur frikë dhe terror.

Gjithashtu ai shprehet se një fotograf që kishte shkuar ditën e djeshme në protestë, për të bërë punën e tij është dhunuar dhe më e keqja është se ai nuk është mjekuar nga infermieri i një autoambulance.

Mesazhi i plotë:

Dua te ndaj me publikun nje fenomen te denueshem,qe po ndodh ne cdo proteste ne dy muajt e fundit. Autoambulancat e shtetit, qe kane kushtuar sa qimet e kokes popullit,perdoren si mjet per te ngjall terror dhe panik ne te gjithe protestat,se gjoja dikush ka kerkuar ndihme per dike. Te pajisura me Infermier me diploma te blera, idjot te lindur dhe shofer me patenta fallco, militane partie,dhe pa asnje Mjek ne  shumicen e rasteve jane te parapergaditur per te hyre ne mes te turmave te njerzve vetem per te ngjalle frike dhe terror. Dje ne afersi te Ures se Lanes,ne oren e pare te protestes nje Autoambulance e tille ka perplasur mbi 10 qytetar dhe ka ikur me shpejtesi, njeri prej tyre ka mbetur i shtrire ne asfalt,mbi 200 m larg nga vendi i ngjarjes ne drejtim te rruges se Elbasanit,ka nderhyre policia per ta rikthyer dhe marre si dhe dhene ndihmen mjeksore qytetarit te demtuar, por ne Autoambulanc kishte vetem Infermier dhe shofer,ndersa Mjeku mungonte.  Autoambulanca ka lene pa mjekuar edhe fotografin e njohur,pasi personeli qe ka qene ne Autoambulanca eshte personel i pakulifikuar dhe cdo veprim i tyre eshte i paracaktuar nga drejtuesit e tyre.Ne fotot e meposhtme eshte djali i shrire ne asfalt, i aksidentuar,pikerisht nga Autoambulanca,foto tjeter tregon formatin e Autoambulancat,dhe foto tjeter plagen ne koke te Fotografit te njohur te protestave,plage te cilen nuk e mjekuan as shoferi dhe as Infermieri.Futja e Ambulancave ne turme eshte e mireorganizuar, dhe personeli eshte i pakualifikuar ata te zgjuarit i shmangen ,si dhe mjket. E kane nje ndermjetet per te tremur protestuesit."