JOQ Albania
Home

Shqiptarët ‘’fitojnë’’ stafetën si më të keqpaguarit/ Paguhen 10 herë më pak se vendet europiane
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/04/2019 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti i Statistikave INSTAT në bazë të një studimi të kryer ka arritur në përfundimin se një orë pune në Shqipëri kushton mesatarisht 2,5 euro, ose rreth 3100 lekë të vjetra.

Kjo shifër krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian është shumë e ulët, pasi shqiptarët paguhen gati 10 herë më pak se sa në Europë.

Pra një orë pune në Shqipëri paguhet gati 10 herë më pak se sa në vendet e Bashkimit Europian. E sipas të gjithë treguesve, kjo gjë po i shtyn shqiptarët që çdo ditë e më shumë të shikojnë mundësinë për të emigruar jashtë vendit.

Nga ana tjetër vendi që paguan më shumë është Norvegjia me 50 euro për orë, më pas renditet Danimarka, Islanda dhe Luksemburgu me mbi 40 euro për orë pune.