Tre aplikacionet më të përdorur për shkëmbimin e mesazheve virtuale kanë ndaluar së funksionuari në mënyrë të papritur.
Facebook Messenger, Instagram dhe WhatsApp nuk po dërgojnë mesazhe dhe kanë kaluar në blackout total.
Kjo gjë ka sjellë panik tek përdoruesit dhe ka bërë që shumë persona t’u drejtohen aplikacioneve të tjera të komunikimit.
Mark Zuckerberg, i cili është edhe pronari i tre platformave sociale, nuk ka dhënë ende arsyen pse ka ndodhur kjo gjë.
Rikujtojmë se pak kohë më parë ndodhi e njëjta situatë dhe zgjati me orë të tëra.