Për persona që kanë probleme me zemërën ose kanë kaluar infarkt janë disa produkte ushqimore që duhen shmangur.
Sipas mjekëve, janë disa ushqime të cilat duhet t’i reduktoni ose t’i shmangni plotësisht.
Mes produkteve që duhet të keni kujdes në përdorim përfshihen:
-Kripa
Kripa depërton edhe në ushqimet që ngjajnë më të shëndetshme si gjiza. Duhet të tregoheni vigjilentë që ushqimi juaj të jetë kudo me pak ose aspak kripë.
– Patatet e skuqura
Nëse hani patate të skuqura do të shtoni në peshe dhe kjo nuk është gjë e mirë për zemrën tuaj. Veç patateve duhet të shmangni çdo gjë që mund të rezultojë në shtim peshe.
-Buka e bardhë
Një dietë e pasur me fibra e ndihmon trupin të rregullojë sheqerin në gjak dhe të pastrojë kolesterolin nga arteriet. Për këtë arsye ju duhet të shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë dhe makaronat e zakonshme.
-Vera
Konsumimi i alkoolit ul rrahjet e zemrës, për këtë arsye mjekët rekomandojnë të shmangni të gjitha llojet e alkoolit kur keni probleme me zemrën.