Dy pasagjerë të klasit të parë në një fluturim ua kanë sjellë në majë të hundës pjesës tjetër pasagjerëve.
Dyshja i bëri pasagjerët e tjerë që të nxirrnin celularët dhe të filmonin në momentin që i panë duke luajtur me këmbë.
Incidenti është filmuar në një aeroplan të American Airlines.
Pamjet janë regjistruar nga një pasagjere e quajtur Laura Lakey e cila më pas i postoi në llogarinë e saj në Instagram.
"Sediljet e klasit të parë – 1000 dollarë", shkroi Laura në Instagram duke shtuar se pamja që kishte gjatë gjithë rrugës ia shpifi.
Në videon e bërë virale në internet, që Laura më pas e fshiu, çifti shihen ndërsa përkëdhelin këmbët e njëri tjetrin ndërsa nuk mbanin veshur as çorape.