Në përfundim të ndeshjes Milan-Lacio ndodhi një episod i shëmtuar me protagonist dy mesfushorët kuqezinj, Bakayoko dhe Kessie.
Mbrojtësi i Lazios, Açerbi, u dhuroi fanelën dy lojtarëve Milanit, por ata e drejtuan atë nga tifozët, gjest që nuk është pritur mirë nga vetë Açerbi.
Një gjest që edhe mund t’i ndëshkojë 2 mesfushorët nga Gjykata Sportive.
Acerbi u shpreh:
Bakayoko dhe Kessie kërkuan falje pas ndeshjes, duke thënë se ishte thjesht një shaka dhe nuk kishin qëllim të ofendonin askënd.
Milani arriti të fitonte 1-0 ndaj lazios duke ruajtur përkohësisht vendin e katërt, që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.