Gatuzo: Nuk kam më moshë për këto gjëra, Igli Tare e ekzagjeroi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.04.2019, 10:20

Ndeshja mes Milanit dhe Lazios e luajtur mbrëmë ishte shumë emocionuese për gjatë 90 minutave, por edhe pas vërshëllimës së lojtarit.

Pas fitores minimale të Milanit me rezultatin 1:0, pati disa momente të tensionuara pas përfundimit të takimit, ku lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një zënkë masive.

Kur po ndodhnin këto ngjarje, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo shihej teksa bënte të pamundurën që të qetësonte lojtarët për të parandaluar degradimin e situatës.

Pas ndeshjes, me pakëz shaka, italiani ka thënë se kombinimi i moshës dhe përgjegjësisë ka bërë që ai të shmang veprimet që dikur shquhej për to. Në fund nuk ka munguar edhe një thumb për Igli Taren

Gatuzo sqaroi:

Sherri në fund të ndeshjes? Për të ruajtur qetësinë në fushë, nëse doni ta dini kam pësuar edhe një tërheqje në këmbë, sepse kisha kohë që nuk bëja një sprint të atillë në fushë. Kishte ndodhur edhe diçka mes ndeshjes mes dy pankinave tona, por e rëndësishme është që të tilla episode shuhen shpejt. E kuptoj çfarë do të thotë tension ndeshjeje, sepse edhe unë kam bërë çmendurira kur isha futbollist, por tani nga stoli fatmirësisht i shoh me më shumë kthjelltësi dhe respekt të tilla episode. Pastaj, këta të sotmit janë shumë të mëdhenj dhe muskulozë. Shkojnë çdo ditë në palestër. Unë nuk jam më ai Gatuzo i parë” (qesh).

Në fund të ndeshjes, Milani ka festuar në një mënyrë që ndoshta mund të hetohet. Bakajoko, i cili përpara ndeshjes ka pasur një debat, një bast në rrjetet sociale me lacialin Açerbi, në fund të ndeshjes i ka marrë mbrojtësit rival bluzën dhe së bashku me Kesin e dërguan poshtë tribunës së ultrasve kuqezinj.

Gatuzo u shpreh:

E dënoj këtë gjest të tyre dhe gjëja e parë që pres nga të dy ata është falja publike. Dhe ky është këndvështrimi i vetëm në lidhje me këtë gjest. Tare akuzoi ashpër Rokin? I dëgjova fjalët e tij dhe e them me bindje: Tare u tregua shumë i ashpër, e ekzagjeroi me fjalët e tij. Ndoshta ai ka parë një ndeshje tjetër, por besoj se arbitri Roki ishte në lartësinë e duhur”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit