Një burrë në Florida është arrestuar sepse po hante makarona me duar në një restorant.
Thuhet se policia ishte thirrur në një restorant Olive Garden pasi një burrë po hante makarona në mënyrë agresive duke shqetësuar klientët e tjerë.
Kur arritën në vendin e ngjarjes, oficerët e policisë panë 32-vjeçarin Ben Padgett, të ulur në një stol pranë derës kryesore.
Thuhet se Padgett ishte pa bluzë dhe binte era alkool. Veç këtyre, sipas policisë, 32-vjeçari ishte duke ngrënë makarona me të dyja duart.
I mbushte duart me makarona dhe më pas i fuste në gojë.
Ben Padgett shkaktoi rrëmujë në restorant deri në momentin që u kap nga policia dhe u arrestua.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania