Një kompani në Brooklyn prej disa vitesh tashmë, ka sjellë në treg një celular të quajtur Light Phone, synon që të largojë njerëzit nga teknologjia.
Celularët Light kryejnë vetëm funksione bazë si kryerja e telefonatave, dërgimi i mesazheve si dhe tregimi i orës.
Duke ofruar vetëm këto shërbime bazike, kompania shpreson që t’i shkëpusë përdoruesit nga varësia që kanë për pajisjet e zgjuara.
Së fundmi Light prezantuar produktin e radhës të quajtur Light Phone 2, një version i përditësuar që thuhet se është më efektiv në largimin e smartfonëve nga njerëzit.
Pajisja e re e Light, e quajtur ndryshe edhe ‘celulari budalla’ mund të bëjë thirrje, mesazhe e madje të tregojë rrugën, por nxjerr jashtë loje rrjetet sociale.
Light Phone 2 ka lidhje 4G LTE, portë për mbushje, USB-C, portë për kufje, bateri të madhe e Bluetooth.
Sa i përket çmimit, Light Phone 2 pritet të kushtojë rreth 300 dollarë.