Edhe pse ka një javë që është luajtur, polemikat për Juventus-Milan nuk kanë të sosur.
Molla e sherrit ishte rasti i prekjes së topit me dorë nga Alex Sandro brenda zonës së penalltisë.
Kryesori Fabbri e ka cilësuar si të pavullnetshme prekjen, por është sinjalizuar nga kolegët në VAR.
Edhe pasi u konsultua me VAR-in, Fabbri vendosi të mos jepte penallati.
Ky rast ka irrituar shumë tifozët e Milan, por edhe drejtuesit e klubit, të cilët kanë shprehur të gjithë zemërimin e tyre në deklaratat pas ndeshjes, duke fajësuar direkt gjyqtarin kryesor.
Gazeta "Il Giornale" ka zbuluar prapaskena nga ajo që ndodhi një javë më parë në Torino.
Atë mbrëmje në VAR ndodhej Calvarese, i cili sinjalizoi Fabbrin për prekjen me dorë.
Fabbri i nervozuar pse e thërritën kolegët në VAR, shkoi për të parë rastin të përsëritur dhe të ngadalësuar, por nuk ndryshoi mendim.
Ndërkohë Calvarese nga kufjet i tha:
Kujtojmë se Fabbri është pezulluar me një ndeshje nga shefi i arbitrave Rizzoli.