Pas fitores ndaj Portos, tashmë Liverpoolin e pret një përballje e vështirë ndaj Chelseat në Premier League.
Trajneri i të kuqëve, Jurgen Klopp ka deklaruar para ndeshjes se i trembet sulmuesit belg Eden Hazard.
Në prag të përballjes, trajneri gjerman thotë se Hazard mund të vendosë i vetëm ndeshjen.
Ai u shpreh:
Do të përpiqemi që Hazard të mos shkëlqejë në atë ndeshje. Do të përpiqemi të lexojmë lojën e tij, të ndalojmë çdo pasim dhe ta bllokojmë. E pranoj që nuk ka për të qenë aspak e lehtë.
Në disa raste nuk je në gjendje të mbrosh dhe lutesh që kundërshtari të gabojë. Nëse Hazard është në ditën e tij më të mirë është më i fortë se Messi e Cristiano Ronaldo. Kjo është arsyeja që unë e pëlqej Hazard, por edhe i druhem atij."