Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të transferohet te Interi në merkaton e verës.
Të paktën kështu raporton “Corriere dello Sport” e cila shkruan se emri i Xhakës është vënë në listën e drejtorit sportiv, Piero Ausilio, i cili pak kohë më parë udhëtoi në Londër.
Xhaka ka kontratë deri në vitin 2023 me Arsenalin dhe normalisht që “Topçinjtë” nuk do e lenë të largohet aq lehtë.
Ky operacion do të ishte i kushtueshëm për klubin nga Milano, duke parë edhe faktin se Xhaka ka rrogë të lartë.
Për të realizuar këtë goditje, parashikohet që Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino të shiten në merkaton e verës.
E sigurt është që Interi e do në ekip futbollistin shqiptar i cili aktualisht është një nga mesfushorët më në formë.