Prezantuesja e njohur italiane, Ilaria D'Amico, e cila është njëkohësisht edhe e dashura e Buffon, bëri një gafë të madhe pas ndeshjes Tottenham-Manchester City.
Teksa po flisnin për lojtarin që shënoi gol, Heung-min Son, ajo ngatëroi shtetësinë e tij.
"Me gjithë respektin, ai vjen nga një regjim diktatorial", u shpreh ajo duke ngatërruar Korenë e Veriut me atë të Jugut.
Ndërkaq, vetëm një ditë më vonëm duke folur për Ajax-Juventus, në prag të sfidës, ajo lëshoi një tjetër batutë që i ka hapur telashe:
"Natën para ndeshjes tifozët e Ajax-it krijuan një atmosferë paksa napoletane, duke hedhur fishekzjarrë natën për të lënë pa gjumë lojtarët e Juves".
Natyrisht, tifozët e Napolit janë ofenduar nga krahasimi pa vend dhe komentet në rrjetet sociale kanë vërshuar, duke sulmuar D'Amicon, por edhe SKY Sport, aq sa shumë tifozë në Twitter e Facebook shkruajnë se kanë hequr dorë nga abonimi në SKY.