Ylli argjentinas, Lionel Messi pësoi në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, një goditje të frikshme në hundë dhe sy gjatë një dyluftimi me mbrojtësin Smolling.
Në kampin katalanas ishin të shqetësuar për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Ndërkohë ditën e sotme, stafi mjekësor i Barcelonës ka bërë me dije se Mesi nuk ka problem serioz.
Madje, Messi do të jetë i gatshëm që për sfidën e radhës ndaj Hueskas.
Gjithçka është në dorë të trajnerit Valverde, nëse ai do të vendosë ta aktivizojë “Pleshtin” apo do e mbajë të freskët për sfidën e ardhshme ndaj Junajtid.