Shumë njerëz kanë bërë “sakrifica” për të shkrepur foton perfekte të destinuar për t’u shpërndarë në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe një vazjë e cila vuri jetën e saj në rrezik për të marrë një shkrepje buzë një dallge të madhe.
Blogeria, e cila është e pasionuar pas jogas, ishte bashkë me një fotograf duke bërë një set fotografik në momentin që dallga i nxori gjërat jashtë kontrollit.
Në fotot e bëra nga një person i tretë vajza për një moment zhduket në ujërat e akullta të detit përpara se t’ia mbathte.
Një burrë tjetër aty pranë zihet në befasi nga dallga e madhe pasi ishte i hutuar duke parë celularin.
Fatmirësisht, thuhet se askush nuk u dëmtua nga shpërthimi i papritur i ujit në ndjekje për foton perfekte.