Pas tërheqjes nga MMA, duket se Conor McGregor po kalon një moment të keq.
Së fundmi, një video e skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale.
Aty shihet irlandezi, i cili po dilte nga hoteli, ndërsa disa fansa e prisnin për të bërë foto dhe për ta parë më nga afër.
Por, durimi i McGregorit ka sosur ndaj një fansi, teksa i merr telefonin dhe kërcen sipër tij, për ta shkatërruar.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, “i çmenduri”, e ka marrë me vete telefonin e fansit.
Në fakt, ngjarja nuk është dhe aq e freskët, por mendohet të ketë ndodhur para disa kohësh.
Here’s the security video of Conor McGregor smashing the fan’s phone pic.twitter.com/br5PVkcK92
— Lucas Grandsire (@GrandsireMMA) April 10, 2019