Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e javës që shkoi ndaj Barcelonës, i ka kushtuar shumë sulmuesit të Atletiko Madridit, Diego Costës.
Futbollisti spanjoll ofendoi me fjalor rruge arbitrin e ndeshjes, ndërsa ky i fundit i nxori pa hezitim kartonin e kuq.
Megjithatë, nuk është mbyllur me kaq, pasi gjykata e arbitrazhit spanjoll e ka dënuar me 8 ndeshje pezullim sulmuesin.
Kjo do të thotë se sezoni aktual për të është mbyllur.
Ky është një dënim mjaft i rreptë për 30 vjeçarin, që njihet si një lojtar agresiv në fushën e lojës.