Një sherr ka ndodhur para pak ditësh në Brazil ku protagonistë janë bërë babai i Neymarit dhe sulmuesi i njohur, Gabigol.
Të gjendur të dy brenda një lokali, babai i Neymarit, sapo e ka parë lojtarin i është vërsulur me grushte, ndërsa u desh ndërhyrja e personave të pranishëm për të qetësuar situatën.
Inati mes tyre lidhet me Rafaella Santos, motrën e Neymarit, pasi kjo e fundit ka pasur një lidhje dashurie me Gabigol në vitin 2015.
Si duket, babai i vajzës, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen e tyre dhe ka ruajtur brenda vetes inatin për lojtarin.
Kujtojmë që Gabigol është aktualisht lojtar i Interit, por që do mbahet mend si një ndër dështimet më të mëdha në merkaton e klubit zikaltër këto dekadat e fundit.
Ai po huazohet sa në një ekip në një tjetër dhe tashmë ka përfunduar te Flamengo në Brazil.