Hoteli Matices de Barricas në Meksiko u krijon mundësinë klientëve të tij që të flenë në fuçi gjigante druri.
Veç kësaj, hoteli aspak i zakontë, është i vendosur shumë pranë një distilerie.
Mysafirët e këtij hoteli kanë gjithashtu mundësinë që të frekuentojnë një restorant të vendosur në një shpellë që ndodhet 5 metra nën tokë.
Në këtë restorant shërbehet ushqim tradicional si dhe një gamë e gjerërë pijesh dhe koktejesh me bazë tekilan.
Sigurisht që hoteli ndodhet mes... “Tekilas”, rreth e qark tij janë të mbjella agave, bima nga e cila prodhohet pija e njohur alkoolike.
Klientët mund të vizitojnë gjithashtu edhe distilerinë ku mund të provojnë ose të krijojnë shishen e tyre të personalizuar të tekilas.
Burimi: LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania