Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër Portos me rezultatin 2-0 duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte shumë afër aktivizimit në minutat e fundit të lojës.
Megjithatë, për shkak të zvarritjes së lojës, Shaqiri mbeti tek vija anësore dhe ndeshja përfundoi para se ai të kishte mundësi të hynte në lojë.
Kamerat televizive kapën menjëherë reagimin e Shaqirit, i cili u duk dukshëm i zhgënjyer dhe këtë e transmetoi edhe fytyra e tij.
Pamjet flasin vetë...