Ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son i dha fitoren londinezëve mbrëmjen e djeshme përballë Manchester Cityt.
Koreano-jugori me golin e tij vendosi fatin e takimit.
Pas ndeshjes, teksa po analizonin në emisionin sportiv në "Sky Sports", moderatorja, Ilaria D’Amico, ka bërë një gafë të turpshme.
Ajo ka ngatërruar origjinën e Heung-Min Son.
Lojtari i Totenhemit është koreano-jugor, ndërsa D’Amico ka thënë se me gjithë respektin që ka për të, ai vjen nga një vend jo demokratik, duke iu referuar Koresë së Veriut.
Gjithsesi, ishte Fabio Carresa, i cili e korigjoi menjëherë prezantuesen e njohur, duke thënë se Son nuk është nga Koreja e Veriut, por nga ajo e jugut, që është republikë demokratike. Më pas, D’Amico u përpoq ta rregullonte gafën e saj, por dëmi tashmë ishte kryer.