Një 25-vjeçare ka mbetur e ngujuar në shtëpi si pasojë e madhësisë së gjoksit të saj, i cili nuk ndalet së rrituri.
Fiona Hornby nga Bolton vuan nga një gjendje e rrallë e quajtur macromastia, kjo sëmundje shkakton rritje jonormale të indit të gjinjve.
Si pasojë e sëmundjes së saj të rrallë, Fiona ka pasur probleme me gjoksin që në moshën 10-vjeçare kur krahasonte veten me bashkëmoshataret e saj.
Tashmë që është 25-vjeçe, ajo shprehet se madhësia e gjoksit të saj është bërë e papërballueshe.
Ajo shpjegon se ka vështirësi të gjejë rroba të përshtatshme si dhe vuan nga një dhembje e vazhdueshme shpine.
Pesha e madhe që i vjen nga gjinjtë e ka bërë që të mos rrijë dot për më shume se 5 minuta në këmbë dhe kjo ka bërë që ajo të ngujohet në shtëpi.
Si pasojë e gjendjes së saj, Hornby nuk ka ushqyer me gji as djalin e saj 4-muajsh, Ëilliam, pasi druhet se mund ta mbysë.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania