Një klient i pakënaqur me modelin e ri të flokëve është hakmarrë keq ndaj berberit të tij.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, një burrë trupmadh shihet i xhindosur ndërsa i kërkon llogari berberit për prerjen që nuk i pëlqeu.
Më pas, ai shihet duke u kapur me berberin në përpjekje për ta ulur në një nga ulëset e klientëve. Pasi ia arriti qëllimin, klienti i pakënaqur shihet duke i rruar një pjesë të flokëve berberit.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosur në sallon më 31 mars.
Përpara incidentit, burri shihet i zemëruar duke i treguar një anëtari tjetër të stafit një foto në celularin e tij. Thuhet që në celular ai kishte modelin e flokëve që donte, por që berberi nuk ia kishte bërë siç duhej.
Klienti, mbiemri i të cilit është Chen, më pas e humb fare toruan dhe dëgjohet duke bërtitur me të madhe “ulu këtu, ulu!”.
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania