Një çift nxorën si çdo ditë qenin e tyre për një xhiro në park, por kurrë nuk u kishte shkuar në mendje se miku i tyre me katër putra do të futej në telashe.
Qeni 16-muajsh i Denis dhe Kathy Parslow kishte gjetur disa qese me heroinë dhe kishte nisur t’i gëlltiste.
Pronarët e tij nisën të shqetësoheshin kur vunë re se Shelby kishte rënë në qetësi dhe nuk ishte më aktiv si gjithmonë.
Ata e dërguan tek veterineri, i cili fillimisht nuk mundi të gjente shkakun, por pasi e futi në operacion aty zbuloi edhe qeset me drogë.
Edhe pse lënda narkotike kishte filluar të rridhte në sistemin e tij, për fat të mirë qeskat nuk kishin shpërthyer plotësisht.
Denis shtoi:
Burimi: LAD BIBLE| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania