Kallmi, plazhi që të fal paqe dhe qetësi

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 07.04.2019, 14:53

E rrethuar nga kodrina, gjelbërimi dhe gjineshtrat plazhi i Kallmit është një nga të paktët plazhe që do i ofrojë magjinë stinës së verës që po presim. Kallmi është vetëm 8 km larg qendrës së Durrësit, larg rrëmujës e rrëmetit të qytetit.

Plazhi është plot me guralecë dhe ujë të pastër, me shkëmbinj të kthyer në dallgëthyes dhe kjo është ajo që e bën kaq të veçantë këtë plazh.

Dikur ka qenë një zonë ushtarake, ndërsa prej disa vitesh po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve. Por për të mbërritur në këtë plazh nuk është dhe aq e lehtë. Infrastruktura ka mbetur jashtë vëmendjes nga shteti, pavarësisht potencialeve të shumta që ofron zona. Rruga është e pasfaltuar dhe e mbushur me gropa në të gjithë gjatësinë e saj.

Kallm besohet se rrjedh nga fjala latine "kalm", paqe, qetësi. Këtë gjendje turistët thonë se e gjejnë në plazhin mes gjelbërimit. Por ajo që mungon është dora e institucioneve që cilësojnë turizmin prioritet.

Me afrimin e stinës së verës, pushuesit e turistët e ndryshëm që do vijnë të vizitojnë Kallmin do të shtohen, por është mungesa e infrastrukturës ajo që mund ta penalizojë. Nëse rruga do të ishte e mirë, plazhi i Kallmit do të kthehej në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

Zona e Kallmit ofron një ndërthurje të bukur mes detit, plazheve ranore dhe shkëmbore, një diversitet biologjik, ku në këtë mënyrë iu përgjigjet kërkesave të çdo pushuesi për të falur sa më shumë qetësi pranë natyrës.

E shndërruar në mushkërinë e blertë të qytetit, Kallmi pret më shumë pushues dhe mbi të gjitha investime cilësore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit