Një grua në New Jersey nuk po u besonte syve kur ajo që ajo mendonte se ishte helmim nga ushqimi kishte qenë në fakt një shtatzëni.
Patricia Crawford nuk e kishte kuptuar në asnjë moment që po priste një fëmijë deri në momentin që filloi të sillte në jetë, pa e kuptuar, djalin e saj në dyshemenë e tualetit.
Të dy, si ajo dhe bashkëshorti, Evan Darragh kishin menduar që të vjellat e saj vinin si pasojë e ndonjë helmimi të mundshëm ushqimor.
Duke folur për News 12 New Jersey, nëna e re u shpreh:
Patricia e solli në jetë djalin e saj të më 28 mars, ditën kur babai i saj ishte ndarë nga jeta. Duke e marrë si një shenjë, ajo vendosi që të birit t’i vendoste emrin e babait të ndjerë, William James.
Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania