I ati humbi tokën, djali i vë qëllim vetes që të behet avokat dhe e fiton sërish

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06.04.2019, 22:08

Një djalë i vogël që ishte vetëm 6-vjeç kur babai i tij humbi një tokë, u rrit me qëllimin për t’u bërë avokat.

Jordan Kinyera ishte i vogël kur përpara 23 viteve babai i tij humbi një tokë dhe familja kaloi për shumë vite me radhë duke u marrë me procese gjyqësore.

Betejat ligjore ndër vite të familjes së tij bënë që Jordan të mësonte shumë dhe një ditë të bëhej avokat.

Pas një kursi 18-vjeçar shkollimi si dhe një trajnimi ekstra, Kinyera arriti më në fund që ta drejtonte vetë çështjen.

Ai tha për BBC:

Vendimin për t’u bërë avokat e mora ndërkohë që rritesha dhe u frymëzova nga ngjarjet që ndodhën. Jam rritur duke dëshmuar rrethanat dhe frustrimet e familjes sime gjatë seancave gjyqësore...Babai im kishte dalë në pension dhe nuk kishim shumë të ardhura. Ai ishte i dëshpëruar dhe nuk ka gjë më të keqe sesa të jesh i dëshpëruar dhe të mos kesh çfarë të bësh për ta zgjidhur. Kjo ishte ajo që më inspiroi më shumë."

Drejtësia u vu më në fund në vend, edhe pse babai i tij ishte tashmë 82-vjeç dhe nuk kishte se çfarë të bënte me të.

Burimi: UNILAD| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit