JOQ Albania
Home

Lindën të ngjitura nga koka, binjakët nisin të flasin dhe ecin pas operacionit që i ndau
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/04/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy vajza binjake dy-vjeçare, të cilat lindën të ngjitura pas kokës, po jetojnë tashmë një jetë normale të ndara nga njëra-tjetra.

Erin dhe Abbey Delaney iu nënshtruan një operacioni të rrezikshëm, i cili zgjati plot 11 orë, në Filadelfia.

Operacioni u krye në vitin 2017 dhe binjaket janë futur mes fëmijëve më të vegjël në histori.

Vajzat jetojnë tashmë të ndara dhe bëjnë rregullisht terapi të ndryshme për t’i ndihmuar me aftësitë motorike dhe ato të të folurës.

Nëna e tyre ka rrëfyer sa ato tashmë kanë nisur të flasin dhe ecin vetë, pa ndihmën e askujt.

Duke folur për PEOPLE, ajo tha:
Në do të sigurohemi që ato të jetojnë një jetë të lumtur dhe të gjatë."