JOQ Albania
Home

Nuk përmban eksitimin Gaz Paja: S’më plas fare çfarë thonë, do hyj në histori me Veliajn!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/04/2019 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë aktori i njohur shqiptar Gaz Paja kishte parkuar makinën e tij në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Të revoltuar përfaqësuesit e artistëve i lanë një shënim në xhamin e makinës, për të kuptuar që kishte bërë. Në shënim shkruhej "Këtu protestohet nuk parkohet!". Prej muajsh përfaqësia e artistëve shqiptarë po proteston kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo që ra në sy në listat e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte edhe emri i Gaz Pajës.

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” në Top Channel, Paja tha:

Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë. Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare. Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu. Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste.”

Ai e ka cilësuar si të pahijshme situatën ku një pjesë e aktorëve protestojnë kundër shembjes së godinës, teksa të tjerë japin shfaqje.

Paja tha se makina i ka kushtuar 42 mijë euro dhe e ka marrë me këste, të cilat nuk i ka shlyer ende të gjitha.