Një adoleshente që ra të flinte me barkun e “sheshtë” është zgjuar me bark të fryrë dhe 45 minuta më vonë solli një vajzë në jetë.
18-vjeçarja Emmalouise Leggate nuk kishte pasur asnjë herë simptoma shtatzënie dhe as nuk i ishte rritur barku, për këtë arsye hyri në gjendje shoku kur kuptoi se po sillte një fëmijë në jetë.
Emmalouise shpjegoi se menstruacionet kishte disa muaj që i kishin ndaluar, por kishte menduar se ky ishte efekti i kontraceptivëve.
Një natë ajo u shtri të flinte, por kur i zgjua barku i saj ishte fryrë, vetëm pak më vonë asaj i plasën ujërat dhe gjyshja e saj, Louise Ford e nisi me urgjencë për në spital.
Por, gjatë rrugës adoleshentja e kishte lindur tashmë vajzën.
Të shokuar nga ajo që ndodhi kishin mbetur edhe mjekët, të cilët nuk janë shumë të qartë se pse Leggate nuk e kuptoi kurrë që ishte shtatzënë.
Sipas tyre, barku i të resë nuk ishte rritur pasi fëmija ndodhej në pjesën e poshtme të shpinës së saj.
Në momentin që barku i saj u fry papritur fëmija ishte kthyer në pozicionin e lindjes. JOQ Albania