‘’Ku shkojnë taksat tonat’’, qytetari tregon se si ka plasur m**i rrugëve të Tiranës së vitit 2019

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 04.04.2019, 09:12

Në vendin tonë shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Këtë e vërteton më së miri një rast i ardhur në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetari që jeton afër rrugës ‘’Nacionale’’ në Dajt tregon se banorët e kësaj zone janë duke vuajtur për ujin e pijshëm dhe se gjendja e kanalizime është skandaloze dhe se me ardhjen e verës aty është e pamundur të jetosh.

Ai ka thënë se prej më shumë se një viti po kërkojnë zgjidhje dhe nuk kanë lënë instancë pa kërkuar komunikuar, duke nisur që nga kryetari i bashkisë dhe UKT.

Më tej ai thotë se edhe pse banorët e kësaj zone paguajnë rregullisht taksat kanë të drejtë që ky problem të marr fund.

Mesazhi i plotë që ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania:

Kemi me shum se nje vit qe po kerkojm zgjidhje nga kjo gjendje sic ju po shikoni,nk kemi len instanc pa e kominkuar duke filluar qe ke kryetari i bashkis qe ke ukt duke qen si banor te rregullt me pagesat,jemi shum banor qe po kerkojm nje zgjidhje por deri tani as nje zgjidhje ku shkojn taksat tonat apo tani qe vjen dhe vera behet e pabanueshme . Vendodhja Rruga Nacionale dajte.’’

Krahas këtij mesazhi qytetari ka nisur edhe disa foto në të cilat dallohet mjaft qartë se këta banorë janë duke vuajtur për pikën e ujit edhe pse është viti 2019. Po ashtu në këto foto tregohet edhe gjendja skandaloze e kanalizimeve.

Madje mund të thuhet se gjendja mund të ketë qenë më mirë në mesjetë se sa në vitin 2019. Komentet ju takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit