JOQ Albania
Home

Nga fjalëkalimi e deri tek adresat, Facebook ekspozon sërish të dhënat personale të përdoruesve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/04/2019 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të dhënat e qindra miliona përdoruesve të gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook janë ekspozuar sërish.

Kësaj radhe raportohet se të dhënat janë lënë të zbuluara në serverat cloud të Amazon.

Të dhëna shumë të rëndësishme u postuan për t’u shkarkuar, duke filluar nga fjalëkalimet, adresat e emailit, emrat e llogarisë dhe numrat e identifikimit tek komentet dhe reagimet.

Serverat e ruajtjes nuk ishin të mbrojtura me fjalëkalim, që do të thotë që dikush mund të shikonte ose të shkarkonte të dhënat mbi to.

Supas Bloomberg, kërkuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike UpGuard ishin ata që zbuluan ekspozimin e të dhënave.

Ky është skandali i radhës me të cilin përballet Facebook sa i përket çështjeve të sigurisë. JOQ Albania