Ndotja mjedisore në Shqipëri është në nivele alarmante dhe jemi vetë ne ato që po e shkatërrojmë.
Një denocim i kësaj natyre ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.
Një qytetar ka denoncuar ndotjen në lagunën e Kunës në Shëngjin.
Sipas denoncuesit ujërat e zeza që derdhen në lagunë, po shkatërrojnë florën dhe faunën.
Sipas tij, të gjithë bizneset përreth mbetjet i shkarkojnë direkte në lagunë.
Nga fotot e dërguar në redaksinë tonë vërehet se ndotja ka marrë përmasa të mëdha dhe nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e instancave përkatëse.
Denoncimi për JOQ Albania