Mozzik është një prej reperëve shqiptarë më të preferuar e të dëgjuar nga publiku.
Ai dhe gruaja e tij reperja Loredana janë bërë së fundmi prindër të një vajze të quajtur Hana.
Mozzik është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur reperin nëse ai flet serbisht dhe përgjigja e tij me siguri i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Adem Jashari”, ka qenë përgjigja e Mozzik.
Figura e njohur historike, i cili së bashku me 56 antarët e familjes së tij, u përballën heroikisht me serbët në mars të vitit 1998.