JOQ Albania
Home

Vuçiç lëshon gojën ndaj Haradinajt: Shko more qërohu…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/03/2019 11:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bukuresht ka thënë fjalë shumë të rënda dhe fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti serb i është referuar deklaratës së Haradinaj, i cili thotë se "Vuçiç po i nxit serbët e Kosovës t’i braktisin institucionet kosovare."

Vuçiç e ka ofenduar rëndë kryeministrin e Kosovës, duke i thënë: “Shko more e qërohu”.

Haradinaj po thotë se po nxis krizë për shkak se po ftoj serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës, se tashmë kam shkaktuar krizën me propozimin për ndarje… Që t’iu them sinqerisht, përgjigja më e lehtë do të ishte të them, sikur të guxoja të them, e nuk guxoj, shko more e qërohu."

Pas kësaj deklarate, Vuçiç ka guxuar që ta quaj veten të kulturuar dhe ka vazhduar të thotë se Haradinaj po tregon të pavërteta.

Dhe meqë jam njeri i kulturuar, dhe këtë nuk mund ta them, atëherë po them se ai, nga dita në ditë, po përsërit të pavërteta, ndoshta për shkak të zhgënjimit që nuk më ka rrëzuar ende, e ka premtuar se këtë do ta bënte që nga 18 dhjetori. Duket se diçka ka ndryshuar dhe se diçka s’i ka shkuar përdore. Kurrë nuk kam kërkuar nga serbët të braktisin ndonjë gjë, përkundrazi i kam lutur ata që ta na japin kohë edhe disa muaj që të mund t’i dëgjojmë idetë tyre për braktisjen apo jo të disa institucioneve."