Një gjyshe ka sjellë në jetë mbesën e saj pasi vajza e saj 31-vjeçare ka lindur pa mitër.
Emma Miles, 55-vjeçare u ofrua që të ishte nënë zëvendësuese (surrogate) për të bijën e cila i kishte humbur shpresat që të kishte fëmijë të sajit.
Duke qenë se Tracey Smith kishte vezore të shëndetshme, embrioni u ngjiz me anë të fekondimit invitro dhe më pas u implantua në mitrën e gjyshes.
Kjo e fundit arriti që ta çonte deri në fund shtatzëninë edhe pse kishte hyrë në menopauzë.
Për të mbajtur fëmijën, 55-vjeçares iu desh të rrëzonte 38 kilogramë si dhe të merrte rregullisht hormone.
Pas nëntë muajsh në jetë erdhi Evie Siân Emma Smith, një vajzë e shëndetshme që peshonte 3.3 kg. JOQ Albania