Një mësues, i cili konsumonte të paktën 6 kanoçe me pije energjike në ditë, ka treguar pasojat e varësisë së tij.
Dan Royals postoi një foto në rrjetet e tij sociale me anë të së cilës tregonte gjuhën e dëmtuar prej përbërësve të pijeve që konsumonte.
Bashkë me foton, Royals u sygjeroi ndjekësve të tij që të mos pinin shumë pije energjike nëse këto të fundit përmbajnë më shumë se 58 gram sheqer për kanoçe.
Dan tregoi që ai pinte çdo ditë pije energjike derisa një ditë mjeku i tij i tha se çfarë po i shkaktonte sheqeri i tepruar.
Sipas tij, përbërësit kishin nisur t’i hanin mishin e gjuhës. JOQ Albania