JOQ Albania
Home

Spanja detyrohet t’i japë fund diskriminimit, “njeh” më në fund Kosovën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/03/2019 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja ka lënë më në fund mënjanë diskriminimin që u është bërë sportistëve kosovarë prej kohësh.

Simbolet shtetërore të Kosovës do të lejohen në Kampionatin e 54-të Evropian të karatesë, që nis sot në qytetin Guadalajarës.

Në një foto të postuar nga Komiteti Olimpik shihet edhe flamuri i Kosovës i vendosur përkrahë flamurëve të shteteve të tjera që marrin pjesë në kampionat.

Pjesëmarrësit e Kosovës në këtë kampionat janë Vlerona Shala (kata), Albulena Gërvalla (-55 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Argjend Berjani (kata), Orges Arifi (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), ndërsa në kumite Kosova përfaqësohet me Nishevcin, Arifin, Cenajn, Karaqin, Shabanin, si dhe Blodin Pakashticën.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo e fundit nuk u lejua të merrte pjesë në Botërorin e Karatesë që u mbajt në nëntorin e kaluar,në Madrid.

Por, pasi u kërcënua nga Komiteti Olimpik i Karatesë se nuk do të lejohej më të organizonte kompeticione të tjera, qeveria spanjolle u detyrua të lejonte Kosovën që të garonte me simbolet shtetërore.