Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Shkozet.
Nga video e siguruar nga JOQ Albania shihet se dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku duke iu referuar asaj ç'ka shihet dëmet materiale janë të shumta.
Një qytetar për JOQ tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të plagosur rëndë, por fatmirësisht viktima nuk janë regjistruar.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin, ndërsa policia nuk është prononcuar për këtë ngjarje.