Armiku i mjekëve janë pacientët, por drurin e hurin ua jep Rama e Ogerta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2019, 23:19

Nga Eglantina Bardhi

Në një tryezë të mbledhur si për darkën e fundit naltmadhnia së bashku me oborrin e tij shpallën armikun e popullit ndaj sistemit shëndetësor. Armiku i popullit qenka vetë populli. Populli, pra pacientët dhe të afërmit e tyre qenkan çmendur pa asnjë arsye dhe ushtrokan dhunë e terror mbi mjekët.

Fajtori ne populli, ne që paguajmë taksa për mjekët e qeverinë. Shfaqja e shëmtuar në hotelin lluksoz me tavolinën e madhe na jepte teatrin e ministres së indinjuar se mjekët hanë dru nga pacientët dhe indinjata ishte aq e thellë sa ishte gati të shpërthente ne lot. Në lot krokodili kuptohet. Madje ju premtoi polici, truproja e mbrojtje si në luftë.

I nderuar kryeministër Z. Rama e Nderuar zonja ministre e Shëndetësisë, Manastirliu a keni pyetur ndonjëherë për arsyet se përse armiku popullit godiska mjekët?? Sistemi i korruptuar i shëndetësisë që ka degraduar falë jush në këtë pikë nuk u ofron asgjë pacientëve.

Rrogat që marrin mjekët i ka kthyer këtë të fundit në legena që presin të kapin ç’të mundin nga pacientët që ata të jenë të kënaqur për punën e tyre. Ato tenderat e PPP miliona euro nuk i bëjnë as mjekët, as pacientët. I bëni ju, oborri juaj që nuk u ngopët kurrë dhe kurrë mos u ngopshi. Këtë sëmundjen e pangopjes nuk ka mjek t’iu bëjë derman.Por më lini tu bëj një kompliment se e meritoni. Bravo, ju lumtë që vini në rrjesht mjekët dhe i bëni dele duke i shpëtuar nga armiku i popullit, pacientët.

Dy fjalë për miqtë e mi, mjekët. Për ata që ju ka mbetur pak dinjitet dhe të tillë ka sërish. Gjithmonë kam qene në anën e mjekëve duke menduar se misioni juaj është i shenjtë. Jam munduar të justifikoj në heshtje edhe ndonjë mëkat tuajin tek fusni duart në xhepat e pacientëve me idenë se paguheni pak dhe puna juaj vlen më shumë, sepse shpëtoni jetë.

Këtu nuk fus të gjithë mjekët në një thes, por ka mes tyre. Tek kam parë sot që ju kishin mbledhur si delet në një sallë luksoze duke ju prezantuar me armikun e popullit që është pacienti kjo mu duk e neveritshme. Këtu padyshim ishin shërbëtorët e qeverisë, sepse jo çdo mjek i ndershëm e me dinjitet mund të ishte në atë sallë.

Ju e dini shumë mirë se kush është armiku i vërtetë i sistemit shëndetësor.Ju e dini shumë mirë se përse pacientët revoltohen dhe qëllojnë mbi ju edhe pse fati i keq ju bie ju të përballeni me pacientët.Ju e dini shumë mirë se fajtor që nuk keni as kushtet më minimale për punën tuaj nuk janë pacientët, paga juaj skandaloze nuk është për faj të pacientëve, degradimi i sistemit shëndetësor nuk është për faj të pacienteve.Ju i dini këto të dashura bluza të bardha që po nxiheni çdo ditë nga propaganda e qeveriut dhe politikës.E ju heshtni përball këtij teatri.

Ajo çfarë më revolton më shuam me ju është se ju përdorin kundra pacientëve tuaj që ju ka ardhur shpirti në majë të hundës tek japin jetë se spitalet ku ju punoni, sepse nuk ofrojnë asgjë, përveç punës tuaj. Asnjëri nga ju nuk guxon të flasë, sepse ju jeni frikacakë, nuk keni pikë dinjiteti.

Ju dhunoheni çdo ditë nga qeveria, sepse punoni në kushte skandaloze, punoni me rroga skandaloze, punoni me normë e jo cilësi, ju zgjedhin mbi kokë të paaftë dhe ju nuk guxoni të thoni as gjysëm fjale. Ju e dini shumë mirë se korrupsionin në shëndetësi nuk e bëjnë as pacientët as mjekët, por e bëjnë pikërisht këta që vijnë e mallëngjehen për ju se populli ju paska dhënë dru.

A se harrova! Besoj se tashmë që kemi një koncesion të ri për më shumë polici private në spitale, të ma gëzoni edhe këtë tender se tashmë as analizën e urinës së pacientëve tuaj nuk do të mundeni ta lexoni dot se paratë shkuan për roje.

Gëzuar!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit