Granit Xhaka po kalon një formë të shkëlqyer sa i përket aspektit personal.
Sot, mesfushori i njohur ka shënuar golin e dytë të Zvicrës në ndeshjen ndaj Danimarkës në minutën e 66’ të takimit.
Lojtari me origjinë shqiptare shënoi një gol spektakolar, madje me këmbën e djathtë e cila nuk është këmba e tij e preferuar.
Portieri nuk iu ka besuar syve, ndërsa Xhaka ka festuar duke formuar një zemër duke ia dedikuar golin të fejuarës së tij.