Një vajzë në Britaninë e madhe ka treguar sesi nëna e saj i “hekurosi” gjinjtë kur ishte 13-vjeç.
Sipas kësaj “tradite” të vjetër, vajzave të reja u “shtrihen” gjinjtë në mënyrë që të mos jenë tërheqëse për djemtë.
Në këtë rast, viktima e identifikuar vetëm si Simone ka rrëfyer për mediat se nëna e bëri t’i nënshtrohej procesit të dhimbshëm pasi zbuloi se ajo ishte “gay”.
Procedura e dhimbshme thuhet të jetë mësuar në shkollat e Anglisë.
Simone është mes 1,000 grave dhe vajzave në Britani që dyshohet t’i jetë nënshtruar procedurës së dhimbshme dhe e të rrezikshme.
“Hekurosja”e gjinjve konsiston në shtypjen me forcë të bustit të një vajze duke përdorur një gur të nxehtë.
Kjo bëhet për të vonuar formimin e gjinjve në mënyrë që t’i mbrojnë vajzat nga sytë e djemve. JOQ Albania