Çfarë e detyroi nënën e 3 fëmijëve të vetëvarej? Flasin të afërmit e 41-vjeçares nga Berati

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 20:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Molisht të Beratit. Një 41-vjeçare u vetëvar në kasollen pranë shtëpisë, duke lënë jetimë tre fëmijët e saj.

15-minuta para se të kryente aktin e rëndë 41-vjeçarja Merita Filaj kishte telefonuar policinë. Ajo i kishte kërkuar policisë që të kujdeseshin për fëmijët e saj. Ajo jetonte me dy vajzat e mitura, nxënëse në shkollën 9-vjeçare. Ndërsa djali adoleshent dhe i shoqi ishin emigrantë në Greqi.

Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.

Deklarata e një banoreje:

Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur shenjat e depresionit, më parë jo.”

Një banor shprehet:

Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt. Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë.”

Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.

Deklarata e mësueses kujdestare:

Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë.”

Një nxënëse shprehet:

Na vjen shumë keq për ato të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë.”

Duket se mungesa e gjatë e familjarëve ka çuar Meritën drejt aktit të rëndë për t'i dhënë fund jetës dhe për të lënë fëmijët jetimë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit