“Po nga Conad, kush na mbron?” Profesori i akuzuar për shpifje i qëndron deklaratës në Facebook

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.03.2019, 19:28

Në datën 2 shkurt të këtij viti profesori Ilir Ciko publikoi një status ku kritikonte rrjetin e supermarketeve "Conad". Profesori u akuzua për shpifje nga kompania "Food Trade", ndërsa në seancën e parë në gjykatën penale Ciko refuzoi kërkesën për pajtim duke deklaruar se i qëndron komentit të bërë në rrjetin social Facebook.

Kompania “Food Trade” ngriti akuza penale për shpifje ndaj një klienti të saj i cili u ankua në rrjetin social Facebook për fshirje të datës origjinale të skadencës së një produkti të importuar nga Italia, proces që filloi në gjykatën penale të Tiranës të martën më 26 mars.

Ciko pati shkruar në Facebook në 2 shkurt se kishte blerë në një nga supermarketet "Conad" në Tiranë një pako me kërpudha. Ky produkt kishte një datë prodhimi në etiketën në shqip bashkë me çmimin ndërsa poshtë saj, në etiketën italiane, data e skadencës ishte fshirë. Ciko ankohet gjithashtu për çmimin shumë më të lartë në lekë në krahasim me çmimin e etiketës origjinale në euro. [Link statusi]

Sipas "reporter.al", kompania “Food Trade” angazhoi dy avokatë për të ngritur padi penale për shpifje në bazë të nenit 120 të kodit penal.

Në kërkesën e saj para gjykatës, kompania deklaron se nuk e ka hequr datën e skadencës. Ajo argumentoi se produktet e freskëta nuk mbajnë datë skadence dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj.

“I akuzuari, duke përdorur dhëniet e rreme, në mënyrë të qëllimshme ka cenuar nderin dhe dinjitetin e viktimës akuzuese, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e kundravajtjes penale të “Shpifjes”, shkruhet në kërkesën e kompanisë para gjykatës.

Në seancën e parë, gjyqtari i kërkoi palëve të shqyrtonin mundësinë e pajtimit, ndërsa Ciko deklaroi pas gjyqit se i qëndron statusit të tij dhe se do të luftojë akuzën e ngritur në emër të lirisë së fjalës.

Deklarata e Cikos:

Si çdo konsumator, më 2 Shkurt 2019, kam blerë një produkt ushqimor (kërpudha) në një nga dyqanet (Rruga e Kavajës) e Conad Albania në Tiranë. Produkti kishte etiketën në shqip të vendosur në mënyrë të dyshimtë mbi etiketën origjinale italiane. Pas heqjes së etiketës në shqip, vura re se informacioni mbi skadimin e produktit në etiketën italiane ishte gërvishur duke fshirë datën që ndodhej në të. I shqetësuar nga një praktikë e tillë, në dukje e padrejtë, mashtruese dhe e dëmshme, kam shkruar një postim në Facebook rreth këtij rasti, duke ngritur pyetjen se kush duhet të mbrojë shqiptarët nga "Conad" dhe kompani të ngjashme që tregtojnë produkte ushqimore.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit